MPMS ka proceduar pagesat për tri kategoritë e skemës pensionale

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 16:12 | Nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka proceduar sot pagesat e pensioneve për tri kategori përfituese të skemës pensionale, për paraplegjik dhe tetrapelgjik, për pensionet familjare dhe ato invalidore të punës.

Këto skema pensionale nuk kanë qenë duke u zbatuar deri më tani edhe përkundër që legjislacioni për to ka qenë në fuqi nga fillimi i viti të kaluar.

Një nga shqetësimet e para pas marrjes së detyrës të Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka qenë mos zbatimi i këtyre tri skemave, andaj është angazhuar maksimalisht për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që këto kategori ti gëzojnë të drejtat e tyre të përcaktuara me ligj.

Për këto tri skema të reja, të dala nga Ligji për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, janë parashtruar kërkesat e para që nga muaji mars 2017 ndërkaq nga muaji janar i të njëjtit vit, ka filluar edhe implementimi i Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik, ku janë pranuar edhe kërkesat e para.

Përveç pagesës së rregullt mujore për këto pensione, gjithashtu, çdo muaj, në llogaritë e përfituesve do të dalë edhe nga një pension për të gjitha rastet e paraqitura dhe të aprovuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme