MSA përmirëson imazhin e Kosovës te investitorët

Prishtinë | 11 Tet 2016 | 10:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj, kanë pritur në takim një delegacion të Komisionit Evropian, të kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm për Negociatat për Fqinjësi dhe Zgjerim në Komisionin Evropian, Christian Danielsson. Ata kanë diskutuar për Marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Përkrahjen Buxhetore Sektoriale (SBS) dhe Buxhetin 2017, si dhe për bashkimin e planifikuar të shërbimeve tatimore dhe doganore.

Në këtë takim u vlerësua lart performanca makroekonomike dhe me theks të veçantë performanca fiskale gjatë vitit 2015 – 2016. Si rrjedhojë u vlerësuan edhe përparim në zbatimin e marrëveshjes me FMN-në dhe përgatitjet për buxhetin e vitit 2017, thuhet në një komunikatë të MF-së.

Ndërsa, sa i përket Bashkimit të planifikuar të shërbimeve tatimore dhe doganore në një Agjenci të të hyrave, ministri Avdullah Hoti e njoftoi delegacionin evropian se në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Planin e Veprimit 2015-2018, ku parashihet bashkimi i ATK-së dhe DK-së në një Agjenci të përbashkët, Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 22.07.2015 ka aprovuar Planin Inicial për krijimin e Agjencisë, i cili përmban objektivat, përfitimet dhe aktivitetet konkrete drejt funksionalizimit të saj. Pritet që në Qeveri të Republikës së Kosovës të aprovohet edhe Projektligji për krijimin e kësaj agjencie.

Në këtë takim u diskutua edhe për Agjendën e Reformave Evropiane (ERA). Ministria e Financave në kuadër të ERA ka disa aktivitete për të cilat është bartëse kryesore apo përkrahëse siç janë: Zbatimi i Vendimit të Qeverisë të muajit mars 2016 për zbatimin mandator të prokurimit elektronik sipas afateve kohore, si dhe zbatimi sistematik i Strategjisë dhe planit të veprimit për luftimin e ekonomisë joformale.

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me zhvillimet e përgjithshme makroekonomike dhe ato fiskale si dhe e vlerësuan lart hyrjen në fuqi te MSA-së, ku sipas tyre kjo paraqet një zhvillim pozitiv që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në mënyrë direkte dhe në përmirësimin e imazhit për investitorët në mënyrë indirekte.

Ndërsa, sa i përket çështjes së veteranëve të luftës, të dyja ndanë te njëjtin shqetësim dhe u pajtuan se zgjidhja e kësaj çështje është me interes për të gjitha palët, me theks te veçantë në ruajtjen e stabilitetit te financave publike si parakusht për sigurimin e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Të ngjashme