MTI arrin marrëveshje me BERZH për Parkun e Biznesit “Drenas 2”

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 19:40 | Nga

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka arritur një marrëveshje me Bankën Evropiane për Zhvillim, (BERZH) për Parkun e Biznesit “Drenas 2”. Kjo marrëveshje, sipas Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit Bajram Hasani, ka të bëjë me një investim 15 milionë eurove.

Krasniqi përmes një status në Facebook ka treguar se qëllimi në ketë mandat qeverisës mbetet përkushtimi për rritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe produkteve tona vendore.

Ky është postimi i plotë i tij ne Facebook:

Pas angazhimit dhe punes se pandalshme te MTI’se tashme jane finalizuar bisedimet me BERZH’in dhe ne nentor pritet te nenshkruhet marreveshja per Parkun e Biznesit Drenas 2. Ndersa investimi planifikohet te filloj vitin e ardhshem gjate muajit mars, ku shuma e investimit kap shifren prej 15 milion eurove.

Pervec qe do te krijohet ambient i mire per te zhvilluar biznesin vendor dhe rrjedhimisht rritjen e vendeve te reja te punes, aty parashihet qe ne bashkpunim me Ministrine e Punes dhe Mireqenies Sociale si dhe Ministrine e Arsimit Shkences dhe Teknologjise te ndertohet Qendra e Aftesimit Profesional ku do te nxirren kuadro te rinj te cilet jane edhe mungese ne tregun tone te punes, te cilet do te rekrutohen ne kete park ne varesi prej nevojave te bizneseve qe do te operojne aty.

Qellimi yne ne kete mandat qeverises mbetet perkushtimi per rritjen dhe zhvillimin e bizneseve dhe produkteve tona vendore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme