MTI-ja bëhet me laborator të parapaketimit, shërben për mbrojtjen e konsumatorit

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 15:07 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka përuruar laboratorin e parapaketimit, raporton Ekonomia Online.

Ky laborator do të shërbejë për kontrollin e masave nga 5 gram deri në 10 kilogram dhe atë të vëllimit nga 5 mililitra deri në 10 litra, para se të paketohen do të kontrollohet produktet.

Kryeshefi i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza, tha se laboratori mobil i parapaketimeve dhe shisheve enë matëse, është i parë i kësaj natyre në Kosovë, i cili siguron përmbushjen e zbatimit të ligjit të Metrologjisë.

“Ky është një hap drejt implementimit të ligjit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe shërbim për kompanitë prodhuese të cilët prodhimet e tyre synojnë t’i eksportojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera të botës”, tha Fejza.

Ai bëri të ditur se me direktiva të BE-së që janë të adaptuar edhe në legjislacionin vendor, kërkohet që të gjitha produktet që janë në tregje duhet t’iu përmbahet direktivave të BE-së dhe ligjeve të Kosovës.

“Që deri më tash nuk kemi pasur mundësi ta implementojmë këtë komponent si rezultat i mungesës së laboratorit. Laboratori është me mjete të Agjencisë, gjegjësisht të Qeverisë dhe nga sot janë krijuar kushtet për ta përmbushur ligjin edhe në këtë segment”, tha Fejza.

Kryeshefi i AMK-së tha se shpresojnë që në vazhdim do të ngritin kapacitet edhe tjera segmente, sepse me këtë laborator mobil, do të mbulohen masat nga 5 gram deri në 10 kilogram dhe atë të vëllimit nga 5 mililitra deri në 10 litra.

“Ne presim që në vazhdim t’i ngritëm kapacitet edhe në rangje tjera dhe të kemi mundësi ta mbulojmë krejt territorin e Kosovës, që pastaj kjo të kalojë në mbikëqyrje, sepse hapi i parë është parapaketimi, para se të paketohen të kontrollohet dhe të bëhet mbikëqyrja që kompanitë nëse iu kanë përmbajtur ligjeve kur malli del në treg”, tha Fejza.

Të ngjashme