MTI pranon aplikacionin e parë për statusin e investitorit strategjik

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 13:28 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka pranuar aplikacionin e parë për statusin e investitorit strategjik konform Ligjit për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës.

Kompania me kapital gjermano-kosovar “Solar Kosova 20-20” është investitori i parë që ka dorëzuar aplikacionin për statusin e investitorit strategjik, në kuadër të Ligjit për Investime Strategjike.

Ky projekt, që është në fushën e energjisë së ripërtritshme, kap shifrën e 130 milionë eurove dhe do të jetësohet deri në vitin 2021.

Pranimin e këtij aplikacioni e ka bërë zëvendëskryeministri Dardan Gashi dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, raporton Ekonomia Online.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi tha se kanë kaluar më shumë se një vit që është miratuar ligji dhe se kompania e parë që aplikon është vendore.

“Janë përfunduar të gjitha rregulloret që sot ta pranojmë këtë ligj. Kompania e parë që po aplikon është kompani vendore, dhe është projekt i energjisë së ripërtërishme”, tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se pas një pune të madhe u bë pranimi i aplikacionit të parë.

“Është një ditë e rëndësishme për qeverinë. Sipas projektit të prezantuar nga kompania janë 150 mgw me energji alternative ky projekt ka kushtuar 130 milion euro vlerë. Ky projekt do të jetësohet deri në vitin 2021 mendohet që deri në 500 punëtor do të marrin pjesë në këtë projekt. Ju bëjë thirrje investitorëve që të vijnë në Kosovë për investime sepse ky ligj u mundëson kushte të mira”.

Pronari i kompanisë kompania “Jaha”, Fadil Hoxha, që është aplikuesi i këtij projekti, shpreson që implementimi i projekti të fillojë së shpejti.

“Ne si investitor jemi të lumtur qe të bëjmë një projekt të tillë në vendin tonë. Kapitali i kompanisë është i përzier. Emri i projektit është Solar Kosova 20/20z qëllimi jonë është me bë një projekt të veçantë që nuk e vendet përreth. Unë zotohem që nuk do të jetë hera e parë dhe e vetme brenda këtij viti dhe viti 2018 do të jetë viti i investimeve strategjike. Ne po shpresojmë që arenda këtij viti parashihet të fillohet. E kemi bë kërkesën për vendin. Me 1 mars të vitit të ardhshëm shpresoj në instalimin e impiantit”.

Nora Hasanaj, Oda Ekonomike Gjermane, tha se është kënaqësi që investitori i parë është vendës. Sipas saj, përmes këtij aplikimi do të tërheqim më shumë investime.

“Është kënaqësi që aplikuesi i parë është vendor. Për ne është e rëndësishme që gjatë implementimit të këtij projekti do të inkuadrohen partner dhe financimi do të bëhet nga banka gjermane. Nëse arrijmë që përmes këtij aplikimi do ta testojmë ligjin jam e bindur se do të tërheqim më shumë investitor. I dëshiroj suksese konserciumit kosovar”, tha ai.

Të ngjashme