Muhaxheri: Ekonomia nuk duhet të ndalet

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 23:37 | Nga Ekonomia Online

Njohësi i çështjeve ekonomike, Arton Muhaxheri, ka thënë se është gabim ndalja e ekonomisë në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Muhaxhieri thotë se ajo ka mundur të funksionojë duke i respektuar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Ky është shkrimi i plotë i Muhaxherit;

Ekonomia nuk eshte dashte te ndalet por ka mund te funksinoj duke i respektuar rekomandimet e OBSH-së dhe IKSHPK (distanca, maskat, dorezat, pastrimi i shpeshtë i duarve).

Ndalja e ekonomise ishte gabimi më i madh që është bere ne menaxhimin e situates me pandeminë.

Ne po shkatërrojmë shëndetin ekonomik, rrjedhimisht do ta shkatërrojmë edhe shëndetin humanë.

Ekonomia duhet të rifilloj sa nuk eshte bere vone.

Të ngjashme