Murati bisedon me një ekip të MCC-së për 200 milionë dollarët në fushën e energjisë

Prishtinë | 19 Pri 2022 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se është takuar me kryeshefen ekzekutive të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice P. Albright.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është kënaqësi të takojë Abright dhe ekipin e saj, me të cilët thotë se ka disktuarrreth Programit Kompakt që parasheh investime mbi 200 milionë dollarë në fushën e energjisë në Kosovë.

“Republika e Kosovës është përherë falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme nga populli amerikan”.

“Jemi partnerë, por edhe miq. Me këto fjalë e përmbyllëm takimin me znj. Albright, mike e madhe e vendit tonë”,ka thënë Murati.

Të ngjashme