Murati: Kërkuam komision hetimor për licencat e energjisë së ripërtërishme

Prishtinë | 19 Maj 2020 | 15:37 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati  pas mbledhjes së Komisioni për Ekonomi ka thënë se anëtarët e këtij komisioni kanë kërkuar formimin e një komisioni hetimor për të shikuar se a ka pasur shkelje pas raportimeve  lidhur me licencat që janë dhënë për energji të ripërtërishme,  ku dyshohet se një pronar i vetëm i ka marrë gjashtë licenca, raporton Ekonomia Online.

“Ne si anëtar të grupit parlamentar të VV-së kërkuam që të krijohet një komision hetimor parlamentar në mënyrë që  t’i trajtojmë të giitha ato dyshime dhe të vimë në një pëtfundim”, tha Murati.

 Mirëpo,  ai tha se këtë nuk mbështetën anëtarët e PDK-së dhe të LDK-së.

“Nuk kishte vullnet nga anëtarët e Komisionit që vinë nga LDK, PDK dhe të tjerë. Meqenëse nuk u hodh për votim ne u pajtuam që ta kemi për raportim ZRE-në që a mjafton ta formojmë një komision. Ne nuk e dimë pse ata nuk u pajtuan por kësaj pune duhet të shkojnë fund sepse veprime të tilla çojnë deri te shtrenjtii i energjisë elektrike”, tha Murati.

Deputeti i NISMA-së,  Endrit Shala tha se në këtë mbledhje të komisionit e kanë shqyrtuar një kërkesë të kryetares që të shqyrtohet  një raport i një OJQ-jë që ka bërënjë raport sa i përket ZRRE-së.

“E shqyrtuam këtë raport.  Dyshimi i ngritur është kompetencë e Agjencionit Kundër Korrupsionit, dhe presim që pasi AKK të merr vendimin e duhur atëherë ne të bëjmë veprime sipas ligjit”, tha ai.

Ai tha se Komisioni la vendosur që t;i thërras në raport agjencionet të cilat i përgjigjen Komisioni për Ekonomi.

“Nga java e ardhshme do të fillojmë me raportin vjetor të ZRrE-së,  Autoritetit të Konkurrencës, AKP-së”, tha Shala.

Të ngjashme