Murati kundër tërheqjen së Trustit, thotë se nga muaji i ardhshëm fëmijët do t’i marrin nga 20 euro

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 13:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se si ministri e Financave nuk e përkrahin tërheqjen e Trustit pasi krijohet precedent për tërheqje të tërësishme.

Ai tha se nëse bëhet tërheqja shkatërrohet fondi i Trusti Pensional i cili është krijuar me shumë mund.

“Ne e kemi dhënë mendimin tonë pse nuk e përkrahim, pasi krijohet precedent dhe shkatërrohet një sistem. Pra u tha se do të jemi gjenerata e parë që do të kemi trust pasi ato të parat na u vodhën ndërsa tash po duam ta shkatërrojmë”, ka thënë ai.

Murati është marrë edhe me deputetët e opozitës të cilët sipas tij këtë propozim e kanë për popullizim e që sipas tij Platoni ua jep shpjegimin më të mirë pse e kanë gabim.

“Këto çështje janë saktësu qysh nga Platoni lidhur me demagogjinë…”, ka thënë ai

Po thuhet këtu që po e fusim këtë një nen që thotë se më kurrë nuk do të i tërheqim mjetet por ju po harroni që ky nen tashmë ekziston.

Murati ka thënë se që nga muaji i ardhshëm do të fillojë zgjerimi i shtesave për fëmijë.

Tash për tash fëmijët e lindur pas vitit 2015 i marrin nga 10 euro në muaj, ndërkaq ata që lindin gjatë kësaj kohë për dy vite rresht marrin nga 20 euro.

“Nga muaji i ardhshëm do të vazhdojë zgjerimi i shtesave për fëmijët”, ka thënë Murati gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Kosovës, të enjten.

Pos këtij lajmi, ai i ka cilësuar “demagogë” deputetet e opozitës për shkak të Projektligjit për Tërheqjen e Trustit.

“U tha që nuk janë ndihmuar të papunët. Por na tregoni Trusti qysh i ndihmon të papunët, kjo nuk i ndihmon aspak. Ne si qeveri kemi program qeverisës dhe atë po e zbatojmë. E kemi edhe pakon e ringjalljes ekonomike, kemi sjell edhe ligjin për pagën minimale që mbështet të gjithë punëtorët e sektorit privat e publik, marrëveshjen për reformën e skemës sociale”, tha ai.

Murati po ashtu ka thënë se i kanë ndihmuar qytetarët përmes Pakos për Ringjalljen Ekonomike.

Po ashtu ka shtuar se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), rritja ekonomike për tre muajt e parë të këtij viti është gati 5 për qind.

Të ngjashme