Murati mbron drejtorin e Doganës, kundërshton deputetin e PDK-së

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 12:43 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati e ka quajtur shpifje akuzën ndaj drejtorit të ri të Doganës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Reagimi i tij erdhi pas deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri tha se vëllai i kreut të Doganës zhdoganoi kamionin ku u gjetën 400 kg drogë në Lipjan.

“Dua të adresojë një shpifje që u bë në seancë në lidhje me drejtorin e Doganës  në importi e drogës dhe kjo është shpifje mirëpo prej se është ardhur drejtori i ri i Doganës i kemi 10 zyrtarë të arrestuar”.

Murati, tha se Qeveria Kurti 1 dhe 2 nuk e kanë ndarë asnjë cent për pagesën e energjisë në veri.

“Edhe Qeveria Kurti 1 dhe 2 nuk e ka ndarë asnjë cent për pagesën e rrymës në veri, ndërsa nga KOSTT janë bërë dy pagesa njëra në vitin 2018”.

“…pagesa e dytë është bërë në vitin 2020 Qeveria nga LDK-AAK-Nisma që ka ndarë 10 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit dhe me 29 nëntor ministri Blerim Kuçi nënshkruan kontratë me KOSTT 10 milionë t’i kalojnë”.

Të ngjashme