Murati: Nga heqja e akcizës e TVSH-së një familje do përfitonte 16 euro, ne ua dhamë nga 100 euro

Prishtinë | 30 Qer 2022 | 13:26 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë të enjten se “nga politikat që po i kërkon opozita një familja përfiton 16 euro e 50 cent në muaj”.

“10 euro prej TVSH-së dhe 6 euro e 50 cent nga karburantët”, ka thënë Murati.

Ai i është referuar kërkesës për ta ulur TVSH-në për produktet ushqimore dhe akcizën.

“Ne i kemi dhënë nga 100 euro, pra duhet vite që këto politikat e juaja të propozuara të arrijnë efektin”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë se prej akcizës së naftës shteti ka përfituar 15 milionë euro më shumë.

Murati gjithashtu ka thënë se “opozita mund të mos i kenë informatat e nevojshme”.

“Te thuhet që nuk janë marrë masa i bie që nuk u dëgjua fjalimi i kryeministrit ku nga lista që e përmendi janë vendime që kanë kushtuar 365 milionë euro. Të thuhet që është vendosur tavani ‘hajdeni tash uleni akcizën’… unë kisha kërkuar nga ju që si grup parlamentar të koordinoheni. Te çështja e akcizës unë kam pritur që me alternativën që propozoni të sillni edhe me shifra se sa i kushton kjo buxhetit dhe sa përfiton qytetari”, është përgjigjur Murati.

Të ngjashme