Murati: Nuk ka nevojë për panik, miell ka boll

Prishtinë | 18 Mar 2020 | 00:57 | Nga Ekonomia Online

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se askush nuk do të mbetet pa bukë.

Në një postim në Facebook, Murati ka treguar se sipas Doganës, në muajin shkurt të këtij viti, në Kosovë janë importuar 1.7 milionë kg miell dhe rreth 13 milionë kilogram grurë.

“Krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar, importi i miellit ishte 1.4 milionë kilogram, ndërsa importi i grurit ishte 8.9 milionë kilogram. Me fjalë tjera, aktualisht kemi rreth 40% më shumë miell sesa të njëjtën kohë vitin e kaluar”.

“Dhe përderisa nuk kemi pasur shtim të popullatës për 40% askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë. Prandaj pa panik dhe me veprime racionale. Askush s’do të mbetet pa bukë”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme