Murati-opozitës: Cila është hallka e radhës që do e keqpërdorni për t’u munduar ta gjunjëzoni Qeverinë

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave Hekuran Murati, gjatë fjalës së tij i ka reaguar deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi, pasi i njëjti tha se kryeministri Albin Kurti po tregohet kokëfortë dhe me këtë po do të bëjë të ditur se është i panënshtruar.

Sipas Muratit, synimi i opozitës ka qenë nënshtrimi i Qeverisë, teksa i pyeti ata se cila është hallka e radhës me të cilën do të mundohen ta gjunjëzojnë Qeverinë.

“Do të doja t’i referohesha fjalimit të deputetit Krasniqi që tha se kryeministri po do të tregohet se është i panënshtruar. A po i bie kjo implicit që synimi juaj ka qenë ta nënshtroni Qeverinë  me këtë, se kogja të zhgënjyer po dukeni nga rezultati?! Nëse ky ka qenë synimi, është me të vërtetë për keqardhje sepse janë humbur kaq shumë orë, kaq shumë ditë mësimi për të gjithë nxënësit dhe ka humbur sistemi arsimor në përgjithësi, kurse ju, e shikoni se a po nënshtrohet Qeveria. Pyetja ime është, cila është hallka e radhës shtetërore të cilën ju do ta keqpërdorni përmes së cilës do të mundoheni ta gjunjëzoni Qeverinë?!”, tha ai në seancën që po mbahet në Kuvend.

Të ngjashme