Murati: Pa u arritur imunizimi nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 21 Pri 2021 | 17:19 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se nuk mund të flasim për një rimëkëmbje ekonomike,  pa u arritur imunizimi, raporton Ekonomia Online.

“Bëhet fjalë për një masë 6 milionë euro që do të ndahet për gastronominë, qendrat tregtare të mbyllur, fitnese dhe do të mbulojë pagat dhe qiratë deri në 50%. dhe përfituesit do të jenë punëtorët dhe te qiraja qiramarrësit. Sektori shëndetësorë do të merr shtesa prej 150 euro gjatë muajit prill-maj, stafi teknik 100 euro, dhe ai i sigurisë 100 euro. Vendimi i tretë ishte vazhdimi i skemave sociale pensionale ato familje që janë pranues të shtesave sociale”.

Tutje, Murati tha se Qeveria vendimet për ndarjet shtesë për katagori të ndryshme i kanë marrë duke u bazuar në barazi të shpërndarjes.

“Pa u arritur imunizimi është vështirë që të flasim, andaj përderisa të arrijmë një imunizim nuk mund të flasim për rimëkëmbje ekonomike por duhet të flasim për një situatë emergjente. Në te kaluarën kemi pasur subvencionim dhe ka qenë një pauzë dhe kjo është që të shtrihet deri në fund të vitit dhe dikush e ka pasur 90 dhe i ka marr 30 e ka kaluar atë 100 dhe do ta kemi një barazi të shpërndarjes së këtyre mjeteve ai që i ka 75 euro do t’i merr 25 euro”. tha ministri Murati.

Të ngjashme