Murati paralajmëron pako të re për rimëkëmbjen ekonomike

Prishtinë | 14 Qer 2021 | 11:56 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati tha se presin që këtë vit të kenë performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se rruga e vetme me dalë prej situatës emergjente në mënyrë që të krijohen parakushtet për rimëkëmbje, ka qenë vënia në kontroll e numrit të të infektuarve.

Murati ka paralajmëruar pako të re të rimëkëmbjes ekonomike.

“Ne që në fillim të mandatit e kemi bërë këtë diferencimin në mes intervenimit emergjent dhe rimëkëmbjes. Rimëkëmbja pa përfundim të pandemisë nuk mund të ketë. Presim që këtë vit që me ardhjen e mërgatës, që të kemi performancën më të mirë ekonomike në dy dekadat e fundit”.

“Sa i përket rimëkëmbjes dhe rishikimit të buxhetit duhet të theksohet se shpenzimi i buxhetit i është dedikuar Qeverisë ne jemi në përgatitje dhe shumë shpejt do ta sjellim në Kuvend. Ka qenë e pamundur rimëkëmbja pa e ditur hapësirën fiskale, por tash bashkë me rishikimin e buxhetit shumë shpejt paralelisht do ti kemi të dyja edhe rishikimin edhe rimëkëmbjen”.

“Sa i përket masave të Qeverisë së kaluar as nuk ka pasur hapje as mbyllje, numrat kanë qenë rekord e mjetet është parë se kujt i kanë shkuar. Ne e kemi marrë qeverisjen më numra enorm të infektimit dhe me ndërhyrje minimale në pengim të ekonomisë kemi arritur ta sjellim situatën këtu ku është, nga 13 mijë raste aktive në rreth 400″.

Shefi i GP të AAK-së tha se kur po e dëgjon duke folur ministrin Murati dhe deputetin Armend Muja, nuk po e din se ku është duke jetuar në Kosovë apo në Gjermani.

“Tu e dëgjuar ministrin Murati jam ka e pyes vetën se ku jam duke jetuar, për çka jeni tu fol vetëm për sy e faqe që për konsum publik”.

“Kfjelluni sepse ekonomia nuk është mirë ashtu siç po e thoni ju. E ki në bllokadë totale sektorin e dasmave dhe janë të bllokuar a ka mundësi me marr një vendim, për me regjeneruar sepse i kemi me mijëra të punësuar”.

“Nuk të ka hije me dal me fol me një arrogancë”, i tha Tahiri ministrit Murati.

Lexo më shumë:

Të ngjashme