Murati prezanton Bonot e diasporës: Shuma e ofruar për shitje 20 milionë €

Prishtinë | 06 Kor 2021 | 14:28 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka mbajtur konferencë për medie për të prezantuar nismën për bonot për diasporën, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se shuma e ofruar për shitje është 20 milionë euro, po që mund të shkoj drejt rritjes deri në 50%.

Ndërsa shuma minimale për blerje është 10 mijë euro ndërsa ajo maksimale 500 mijë euro.

“Arsyeja pse ju kemi thirrur ka të bëjë me përmbushjen e një premtimi me Bonot e diasporës, fjala është për dy instrumente Bono 3 vjeçare dhe 5 vjeçare. Periudha e shitjes do të jetë prej datës 21 korrik deri me 30 gusht shuma totale që është paraparë 20 milionë euro, por sipas rregullores mund të rritet deri në 50%”.

“Bonot janë investim i garantuar kurse fitimi që gjenerohet është i liruar nga tatimi. Shuma minimale është 10 mijë euro kurse ajo maksimale për një preson apo bankë është 500 mijë euro”.

Sipas tij, interesi vjetor do të jetë 1.2% ndërsa për 5 vjet 2.2% në vit, raporton EO.

“Në Evropë normat janë negative, kurse në Kosovë normat janë pozitive dhe ka një leverdi dhe është parë si instrument që e mobilizon kapitalin e diasporës”.

Të ngjashme