Murati prezanton projektligjin për rritjen e pagës minimale: Pas 11 viteve mund të ndryshojë

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 11:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezatuar para deputetëve Projektligjin për Pagën minimale. Ai ka thënë se Projektligji parasheh që të ndryshojë pas 11 viteve, raporton Ekonomia Online.

Murati para deputetëve tha se projektligji ndër të tjera mundëson që Ministri i Finanacave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social.

“Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale. Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro. Ky projektligj e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, siç e kemi ngërçin tani në këshillin ekonomiko-social. Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, tha ai.

Murati u kërkoi deputetëve ta votojnë projektligjin dhe të vazhdohet tutje për rritjen e pagës minimale.

“Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjeç dhe 170 mbi 35 vjeç ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, tha Murati.

Lexo më shumë:

Të ngjashme