Murati: Tërheqja e një pjese të kursimeve pensionale shkakton precedent të rrezikshëm dhe rrit çmimet

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 16:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, konsideron se tërheqja e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale nuk do t’i ndihmonte familjet në nevojë, raporton Ekonomia Online.

Duke folur në Komisionin për Buxhet për mundësinë e tërheqjes së një pjese të kursimeve nga qytetarët, ministri Murati tha se është rrezik të preken këto para të dedikuara për pleqëri.

“Kjo do të shkaktonte precedent të rrezikshëm. Ky fond nuk do të mund të ndihmojë ato familje që kanë nevojë”, tha ai.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar sot në parim Projektligjin  nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022;.

Ministri Murati theksoi se një rishikim pas katër muajsh i buxhetit 2022 mundëson të plotësohen nevojat në këtë kohë krize.

“Rishikimi është bërë vetëm në Ministrinë e Financave, me një shtim prej 150 milionë euro. Vlera që shtohet e buxhetit është 150 milionë e 500 mijë euro dhe rishikimi bëhet vetëm në Ministrinë e Financave në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, te kategoria subvencione dhe transfere. Kjo vlerë financohet nga rritja e të hyrave prej 66 milionë euro”, theksoi ai.

LEXO EDHE:

Të ngjashme