Murati thotë se janë ngrirë rreth 1 milion €: Dyshohet për shpëlarje parash e financim të terrorizmit

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 14:02 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se kanë bërë identifikimin e disa transfereve të dyshimta, raporton Ekonomia Online.

Ai po ashtu tha se janë ngrirë rreth 1 milion euro që kanë të bëjnë me shpërlarje të parasë dhe me financim të terrorizmit.

Murati ka folur edhe për avullimin e 2.1 milionëshit, derisa tha se shumë shpejtë do të fillon edhe kthimi i disa mjeteve.

“Në kuadër të kësaj fushatën për të eliminuar keqpërdorimet pra raportimet që janë bërë ku u arrestuan 10 zyrtarë doganorë në kuadër të dy operacioneve ajo ishte rezultat i punës që ka bërë trupa hetimore. Kemi ndërmarr edhe operacione tjera që janë pa mbulesë dhe të shohim që cilat organizata buxhetore e kanë”.

“Kemi bërë edhe identifikimin e disa transfereve të dyshimta pra kemi një organizatë buxhetore dhe jemi duke u marr me këtë rast. Ka edhe raste të tjera ku ka pasur sinjalizues në mënyrë që të vihet rend dhe rregull, keqbërësit do t’i ndjekim deri në fund. Janë ngrirë një shumë prej 1 milion euro që dyshohet se janë shpëlarje prash”.

“Në rastin është duke u marr prokuroria dhe kemi kontaktuar me prokurorin e rastit dhe shumë shpejtë fillon një pjesë e kthimit të mjeteve. Keqbërësit nuk kanë vend në institucionet publike dhe nuk do të tolerohen nga kjo Qeveri”, tha Murati.

Të ngjashme