Murati tregon se kur pritet të dalin shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat dhe studentët

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 11:05 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se shtesa prej 100 euro për pensionistët dhe punëtorët e sektorit publik për muajin prill mund të ekzekutohet menjëherë, raporton Ekonomia Online.

Por, për punëtorët e sektorit privat dhe studentet, duhet te hapet një aplikim.

“Në radhë të parë do të jenë pensionistët që do ta marrin këtë mbështetje shtesë, pastaj do të jenë ata të sektorit publik, kurse për punëtorët e sektorit privat dhe studentët gjatë ditëve në vijim do të hapim procesin e aplikimit, pasi nuk i kemi të dhënat e llogarive bankare”, është shprehur Murati.

Të ngjashme