Murtezaj dhe Zeka në terren, kërkojnë të miratohet Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike

Prizren | 09 Tet 2020 | 11:16 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, dhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, kanë vizituar kompaninë “Proton Cable”, me qëllim që të informohen nga afër me vështirësitë shkaku i pandemisë, raporton Ekonomia Online.

Murtezaj ka komentuar mos votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai ka thënë se tash Kosova do të duhej të ishte në zbatimin e masave të dyta e të treta.

Sipas tij, këto vonesa po e dëmtojnë ekonominë e vendit. Ai ka shtuar se ATK-ja është organ zbatues dhe nuk mund të ketë në vendimmarrje.

“Ne si institucion kemi planifikuar të dalim nëpër teren. Sot jemi te një kompani prodhuese që për neve ishte një statisfaksion kështu na bënë me u nder krenar duke për prodhimet dhe produktet tona që dalin në treg”.

“Realisht ne pamë rënie në procesin e prodhimit. Jem institucion zbatues i ligjit dhe nuk jemi ata që mund t’i ndihmojmë ne procesin e prodhimit, por qëllimi është që të shohim nga afër vështirësitë apo problemet që i kanë bizneset në aspektin tatimor”.

“Vullneti jonë është që t’i përkrahim të gjitha bizneset dhe të ofrojmë shërbime sa më të mira. Ne jemi organ zbatues dhe nuk jemi ata që kemi ndikim në vendimmarrjen e ligjeve dhe ne jemi dëshmitar që 6 herë është duke dështuar projektligji dhe vonesat e tilla e dëmtojnë ekonomike dhe ne tash është të kemi masat e dyta apo të treta ku kanë shkuar vendet e rajoni”, ka shtuar ai.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK) Arian Zeka, tha se është inkurajuese që Qeveria po planifikon ndarjen e 60 milionë eurove që do të jenë në mbështetje të prodhuesve, raporton EO.

“Ajo çfarë mund të bëjnë Odat Ekonomike është që të shërbejnë si urë lidhëse pranë institucioneve të vendit”.

“Pandemia Covid-19 ka pasur ndikim të të gjitha bizneset, por është inkurajuese që qeveria po planifikon t’i shpërndajë 60milionë euro, të cilat do të jenë në mbështetje direkte për kompanitë. Ne jemi Odë Ekonomike dhe nuk ofrojmë përkrahje financiare”.

Përderisa Fatos Dida, drejtor i prodhimit në “Proton Cable” fillimisht ka falënderuar drejtorin e ATK-së dhe atë të OEA-së për vizitën.

Dida u ka bërë thirrje deputeteve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Të ngjashme