Murtezaj: Rreth 8 miliardë euro të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vjet

Prishtinë | 19 Jan 2022 | 14:50 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar 22 vjetorin e themelimit të saj, ku u tha se është njëri prej institucioneve të rëndësishme në mbushjen e kuletës së shtetit, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se falë punës në këtë institucion, rreth 8 miliardë euro janë inkasuar të hyra tatimore dhe kontribute pensionale për 22 vjet.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se në vitin 2021, ATK-ja ka shënuar rekord në mbledhjen e tatimeve, rreth 600 milionë euro tatime dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale.

Murtezaj më tej tha se viteve të fundit ATK ka krijuar shërbime moderne dhe digjitale për tatimpaguesit.

“ATK ishte e autorizuar të mbledh tatimin në Hoteleri, mbi vlerën e shtuar deri sot kemi kompletuar gjithë legjislacionin. Të hyrat tatimore ishin simbolike 5 milionë euro. Deri më sot ka dallim të madh të punës. Tani me shërbime nga interneti nga shtëpia varësisht ku janë tatim paguesit. Dikur me një ndjenjë të frikës nga inspektori ndërsa sot kolegialitet mes inspektorit dhe biznesit. Ndihem krenar që shumica nga këto janë rritur falë punës së administratës tatimore”, ka thënë Murtezaj.

“Në vitin 2021 për 44 për qind kemi arritur inkasimin e borxheve. Është bërë progres të teknologjisë informative. Kemi hartuar planin 2022-2026. Në shënimin e 10 vjetorit ne kemi bërë përmbylljen e shërbimeve elektronike. ATK ka mbledhur mbi 5 miliardë tatime. Vlerë e të hyrave është 8 miliardë euro”, u shpreh ai.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se nga 5 milionë euro kur kishte mbledhur në vitin e parë të themelimit, ATK, tashmë ky institucion është bërë kontribuues kryesor për të hyrat buxhetore.

Murati tha se të hyrat nga ATK janë tepër të rëndësishme, dhe sipas tij janë edhe të nevojshme për ta ruajtur produktivitetin e ekonomisë kosovare.

“Kërkohet vullneti edhe i qeverisë. Shteti është kontratë shoqërore dhe bahen bashkë me kontribu përmes tatimeve. Është e paimagjinueshme të ketë shtet pa tatime dhe taksa. Agjencitë që mbledhin të hyrat janë të rëndësishme për ti paguar dhe mbuluar shpenzimet janë të nevojshme për ta ruajtur integritetin e sistemit dhe ekonomisë. Është e rëndësishme ta kenë mbështetjen tonë. Kjo nënkupton përmes sistemit tatimor të mbështeten ata që kanë nevojë më shumë. Me një avancim më tutje do ta kemi mundësinë si shtet ti kemi mundësinë me ndihmua aty ku ka nevojë më shumë”, tha Murati.

Zyrtari ndërlidhës i ambasadës britanike dhe tatimore, Simon Wodcok, tha se ndihma për ATK-në ka filluar nga viti 2018.

“Unë jam shumë i lumtur të jem pjesë e programit të asistencës që Mbretëria e Bashkuar janë në gjendje t’i japin ATK-së. Ndihma ka filluar në vitin 2018 që ka bashkëpunuar me administratën e britaneze. Jam shumë me fat që kanë zgjedhur ata jam unë që të ndihmojë ATK-në. Që nga ajo kohë unë kam bërë punën time që të mësoj nga bashkëpunëtoret që janë me mua. Unë do të vazhdojë të përkrahë ATK-në. Unë besoj në një administratë të fortë sepse është shtylla e ekonomisë”, tha ai.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, ka përgëzuar ATK-në për kontributin në mbushjen e arkës së shtetit.

“Na takon te gjithë të përgëzojmë ATK-në për kontributin që japin në mbushjen e arkës së shtetit. Përgëzoj ATK-në në avancimin e fushës së teknologjisë. Bashkërisht të luftojmë ekonominë jo formale dhe të bëjmë krijimin e një mjedisi të barabartë. Unë do të doja më pak ndëshkime nga inspektorët dhe më shumë kujdes”, tha Zeka.

Të ngjashme