Murtezaj: ShBA-ja kontribuoi në reformimin e ATK-së, shumë procese patën rezultate të jashtëzakonshme

Prishtinë | 22 Nën 2022 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj me bashkëpunëtorët e tij kanë pritur në takim Diar Seckinger Shef i Njësisë Ekonomike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë me ekipin e tij, si dhe Dardana Peja nga USAID.

Takimi ishte në frymën e bashkëpunimit dhe mbështetjen e vazhdueshme qe qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projekteve të ndryshme i kanë ofruar ATK-së, në reformimin e shumë proceseve të cilat kanë dhënë rezultate të jashtëzakonshme në performancën e ATK-së.

Ajo çka u diskutua me thekës në këtë takim ishte trendi i inkasimit të të hyrave tatimore, për të cilat u njoftuan në detaje rreth faktorëve qe kanë ndikuar në rritjen prej 28% të të hyrave tatimore ne vitin 2021, respektivisht rritjes prej 22 % në dhjetë mujorin e vitit 2022, të cilat rezultate janë më të larta që nga themelimi i institucionit tatimor. Po ashtu, u diskutua edhe për pritjet lidhur me vazhdimin e trendit rritës ne vitet 2023 dhe 2024.

Të ngjashme