Murtezaj thotë se po iu ofrojnë bizneseve transparencë dhe trajtim të barabartë

Prishtinë | 20 Shk 2020 | 11:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbajtur seminar me tatimpaguesit e rajonit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj tha se janë të përkushtuar t’i ofrojë bizneseve transparencë dhe trajtim të barabartë.

“Tashmë është bërë traditë ky standard komunikimi përmes ATK-së dhe bizneseve. Dobi shumë e rëndësishme është edhe pjesa e komunikimit interaktiv dhe ne si ATK për çështje që ju mendoni që keni të drejtë apo ATK-ja nuk trajton drejtë dispozitat e juaja”.

“ATK-ja është e përkushtuar që të ju ofrojë shërbime profesionale transparencë dhe trajtim të barabartë”.

Murtezaj më tutje theksoi se në vitin 2019 është ndalur trendi i borxheve prej 6%.

“Ne si ATK gjatë vitit të kaluar kemi qenë në proces të reformave dhe janë të atakuar 10 fusha. Në vitin 2019 është shndërrua pothuajse të ndalet trendi i borxheve rreth 6%”.

“Tani kemi vetëm një qendër ku bëhet trajtimi i ribursimeve që vinë nga të gjitha bizneset. Tani mendoj që është koha që të ngritemi edhe nga aspekti i mentalitetit dhe i ndjenjës shtetërore dhe që të futemi në sistem të gjithë sepse edhe lehtësohet edhe puna e juaja si biznese, por edhe neve si ATK”.

“Evazioni fiskal nuk është fenomen që e dëmton vetëm zvogëlimin e mbushjes të arkës së shtetit, por ai është çrregullim edhe i tregut dhe për bizneset e shëndosha është esenciale që të zvogëlohet në minimum ky evazion fiskal, tha ai.

Drejtor i Departamentit të Shërbimit në ATK, Sami Salihu, tha se konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme është përqendruar në zvogëlimin e borxheve.

“Një ndër risitë ishte konsolidimi i mbledhjes së detyrueshme dhe ATK-ja është e përqendruar për të zvogëluar stokun e madh të borxheve të vjetra dhe trajtimin e borxheve të reja. Përmes këtij divizioni mund të arrini marrëveshje edhe përmes pagesës me këste”.

“Departamenti i mbledhjes së borxheve funksionin në mënyrë elektronike dhe faktori njeri shumë pak ka rol. Ne divizionin e parë raste trajtohet për 20 ditë. Tatimpaguesit qe kalojnë në divizion e dytë konsiderohen tatim pagues me rriskë sepse këta janë të njoftuar me procedurat e mbledhjes”.

“Ne ju sugjerojmë që borxhet të paguhen sa më shpejt she të paguhen deri sa jeni në fazën e parë dhe mos pritni të kaloni në fazën e dytë për tu trajtuar, shtoi Salihu.

Të ngjashme