Mustafa: Importi mujor nga Shqipëria qenka zvogëluar, nga Serbia qenka rritur

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka shpërndarë disa statistika të importit të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Mustafa ka thënë se importi nga Serbia qenka rritur për 6,4 milionë euro, ndërsa me Shqipërinë është zvogëluar 6  milionë euro krahasuar me muajin maj të vitit 2021.

“Deficiti tregtar në maj 2022 qenka thelluar për 367,9 milionë euro krahasuar me prill. Importi mujor nga Shqipëria qenka zvogëluar ⬇️ për 6,0 milionë euro krahasuar me maj 2021. Importi nga Serbia qenka rritur ⬆️ për 6,4 milionë euro”, ka shkruar ai.

Të ngjashme