Mustafa përgjigjet në dhjetëra pyetje të Zemajt, nuk ndihet përgjegjës për gjendjen në Telekom

Prishtinë | 01 Kor 2019 | 12:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa është përballur me pyetje të shumta nga anëtarët e Komisionit Hetimor për PTK-në dhe Valën, raporton EkonomiaOnline.

Një debat me pyetje dhe përgjigje është zhvilluar në mes tij dhe deputetit të LDK-së, Armend Zemaj.

Zemaj pa rreshtur i ka shtruar dhjetëra pyetje ish-kryeshefit Mustafa, për të cilat mori përgjigje të menjëhershme

“Dyshimet e Kuvendit janë që degradimi i PTK-së ka ndodhë për shumë arsye. Përtej kësaj ne dyshojmë që ka pasur edhe struktura të organizuara që të përfitojnë nga Telekomi. A keni qenë në dijeni për shumën e kërkuar dhe vonesat që Z-Mobile ka pretenduar deri në fund të 2014 sa i ka borxh Telekomi i Kosovës”, pyeti deputeti Armend Zemaj.

“Jo nuk kam qenë në dijeni”, tha Mustafa.

“Në letrat që ka Z-Mobile askund nuk përmend se Telekomi është obligative me i dhënë shërbimet 3G dhe 4G Zmobile”, tha Zemaj.

“Në letër të Z-Mobile shkruan që Telekomi e ka obligim me ia dhanë këto shërbime Zmobile”, tha Mustafa.

“Studio ligjore që ShPK, a është e vërtetë që ka qenë mik i juaji”, pyeti Zemaj.

“Jo, ka qenë ish-koleg i imi në Aeroport”, tha Mustafa.

“Ju kur e keni pa që një kompani po ju kërcënon në arbitrazh dhe ju e keni angazhuar një kompani për çështje ligjore që i pa vetëm dy vite përvojë në këtë fushë”, tha Zemaj.

“Nuk e di unë këtë gjë”, tha Mustafa.

“Kërkesa e Z-Mobile nga dëmtimet që i pretendojnë vetëm penallti i kanë 7 milionë euro. Ata pretendojnë që janë 1 milion sim kartela, 3 milion numra dhe për shërbime 3G dhe 4G për mos përmbushje kanë kërkuar 24 milionë. Me të gjitha ata kanë kërkuar 40 milionë e 700 mijë. Ju si kryeshef i Telekomit oshtë dashtë me ditë mos me pranua që atyre i takojnë ato 24 milion, oshtë dashtë me kundërshtua në çdo formë. Ju ju jeni nënshtruar menjëherë një marrëveshje të implementimit.

“Krejt çka je duke thënë ti unë e kam pa këtë film para 4 vjetëve”, tha Mustafa.

“Agron, a ke pa letra a ke pa film”, i tha Zemaj Mustafës.

“Te kontrata e qirave cili ka qenë interesi që Telekomi vazhdon me pagu për shfrytëzimin e objekteve”, tha Zemaj.

“A e ki të specifikuar ndonjërën”, tha Mustafa.

“Po pika e Valës në shesh”, tha Zemaj.

“Pika shitëse në shesh është një prej pikave më strategjike dhe më të mira që Telekomi e ka deri tash, për Telekomin ai objekt është i ligjshëm, historia e atij lokali nuk ka qenë problem i Telekomit”, tha Mustafa.

“A je interesuar si Kryeshef që ku janë të shpërndara antenat”, tha Zemaj.

“Për mua ka qenë për rëndësi a kanë mbulueshmëri të rrjetit e jo ku janë të shpërndara”, tha Mustafa

“Ju si kryeshef a e keni pas miratimin e shpërndarjes së donacionit dhe sponsorizimit. A të ka interesua që në mesin e sponsorizimit ka pasur OJQ fiktive por edhe individë”, tha Zemaj.

“Askush s’ka mundur me marrë sponsorizim pa u pa edhe baza ligjore, ato ligjërisht nuk kanë qenë fiktive”, tha Mustafa.

“Edhe pse Telekomi ka pasur rënie ju e keni vazhduar trendin e njëjtë me sponsorizime dhe donacione”, pyeti Zemaj.

“Jo që e kam vazhdua trendin e njëjtë por edhe e kam rritë marketingun”, tha Muatafa.

“Në mesin e diskutimeve derisa radhën për pyetje të komisionit e pati Armend Zemaj, ai e pyeti Mustafën se si e ka ditë që Milaim Zeka i ka marrë milionat nga Telekomit. “Kqyre se Milaimi oshtë shumë simpatik”, tha Mustafa.

E në fund të këtij debati u kyç edhe deputeti Milaim Zeka.

“Ja paske nisë me e përdorë gjuhën e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit”, tha Zeka.

Të ngjashme