MZHE-ja ndan 290 mijë euro për sektorin e arsimit në Gjakovë

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 15:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në vazhdën e implementimit të projektit “Promovimi i Efiçiencës së Energjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë”, Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës.

Ky memorandum i bashkëpunimi kap shifrën totale prej 319 mijë euro, ku 290 mijë sosh do të ndahen nga MZHE dhe 29 mijë nga Komuna e Gjakovës për restaurimin e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ylli Morina” në Gjakovë, duke e bërë atë më efiçiente nën kornizën e zbatimit të planit te zbatimit të masave efiçiente.

Ministri Lluka gjatë fjalimit tha se ky nuk do të jetë donacioni i vetëm që do të bëhet në shkollat e qytetit të Gjakovës.

“Ky investim prej 290 mijë euro nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është pjesë e zbatimit të masave të eficiencës së energjisë në nivel lokal. Me anë të këtij fondi do ta restaurojmë shkollën “Ylli Morina” duke e bërë atë më eficiente. Ky donacion nuk do të jetë i fundit, ashtu siç kemi investuar më herët në krijimin e laboratorit të informatikës në shkollë, ne do të vazhdojmë me investime në fushën e tenologjisë, duke krijuar qendrën kreative dhe investime të ngjashme do të ndodhin në shkollat tjera të qytetit të Gjakovës”, tha ministri Lluka.

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj tha se kjo vatër arsimore po e nderon Ylli Morinën i cili kishte dhënë aq shumë jo vetëm për vendlindjen e tij, por për tërë Kosovën.

“Jemi në një vatër arsimore që ka dhënë shumë, jo vetëm për Gjakovën por për tërë Kosovën. Nuk ka dicka më të shenjë kur nga kjo vatër del një Yll me plot kuptimin e fjalës, yll i luftës, i sakrificës, udhërrëfyes se si luftohet për vendin, prandaj jam i nderuar që bashkërisht po përkujtojmë një luftëtar të lirisë që ne po i gëzojmë frytet e tyre”, tha Lekaj.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Gjakovës Adrian Gjini tha se kjo festë është falë Yllit prej të cilit tashmë të gjithë po e gëzojmë lirinë dhe shtetin e pavarur.

“Sot po i thojmë festë e shkollës, është festë e jona, gjaku i Yllit  e ka bërë festë që ne të gjithë sot po e gëzojmë një liri, shtetin e pavarur”, shtoi Gjini.


Të ngjashme