MZHR-ja nënshkruan marrëveshje me GIZ-in, drejtori Oberhuber fondi është i fokusuar në implementimin e agjendës së gjelbër

Prishtinë | 27 Maj 2021 | 14:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Zhvillimit Rajonal ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in gjerman, për mbështetje në ruajtjen e ambientit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, ka thënë se kjo marrëveshje është bashkëpunim do të ndihmojë në implementimin e projekteve konkrete të kësaj ministrie.

“Prej datës sot do të fillojmë implementimin e kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje është bashkëpunim ndërmjet Ministrisë të Zhvillimit Rajonal me GIZ-in sidomos ne kemi një strategji 2020-2030 dhe mbas strategjisë do të hartojmë ligjin për zhvillim rajonal dhe GIZ do të jetë pranë edhe për projektet konkretisht. Dy pjesë ka për projektet afatshkurtra dhe për bashkëpunim afatgjatë. Kjo marrëveshje përfshinë promovimin e strategjisë tonë në regjionet, bashkëpunim mes MZHR-së dhe GIZ për hartimin e ligjit primar dhe sekondar”.

Drejtor i GIZ Kosova, David Oberhuber tha se ky fond është i fokusuar në implementimin e agjendës së gjelbër.

 “Ne kemi nënshkruar marrëveshjen sot me ministrin si hap i parë që të diskutojmë strategjinë zhvillim regjional e kemi riformësuar këtë sepse çka kemi parë në të kaluarën fondet nuk kanë qenë të fokusuara në çështjet fikse të zhvillimit por kanë qenë të shpërndara kështu që qëllimi është që të jemi të fokusuar në tema të caktuara dhe zhvillimin e nevojshëm. Regjionet e ndryshme të përshtaten në aspekt të projekteve të shikojmë se cilat çështje janë me rëndësi për regjionet e ndryshme duke marrë parasysh edhe agjendën e gjelbër që lidhet me BE-në, të shohim mundësitë për zhvillim në fushën e menaxhimit të mbeturinave. Bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve do të jetë në dhënien e mbështetjes e zhvillimit strategjik në ofrimin e ekspertizës gjermane dhe do të mundohemi të sjellim në Kosovë atë çka funksionon”.

Të ngjashme