Nafta e papërpunuar tregtohet me 46.82 dollarë

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Mbingarkesa dhe ngadalësimi i rritjes botërore ka bërë që shumë analistë të janë pesimistë që çmimet e naftës mund të rriten përsëri në nivele më të larta të vërejtura në fillim të këtij viti në një periudhë afatshkurtër.

Investitorët thanë se shkurtimet e ardhshme të prodhimit të naftës së papërpunuar të udhëhequra nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) deri tani nuk arritën të stimulonin tregun pasi që nuk do të shkonin deri në muajin e ardhshëm.

Sipas Institutit amerikan të Naftës, rezervat e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rritën javën e shkuar.

Me gjithë frikën e tregut të tepërt, Arabia Saudite ka mbetur optimiste për çmimin e naftës për vitin e ardhshëm. Mbretëria vlerësoi se çmimi i naftës të jetë rreth 80 dollarë për fuçi për vitin e ardhshëm, nëse prodhimi do të qëndrojë në 10.2 milionë fuçi në ditë.

Aktualisht një fuçi naftë tregtohet me 46.82 dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme