Naftëtarët kërkojnë shfuqizimin e udhëzimeve të MTI-së, thonë se iu shkaktuan dëme milionëshe

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 11:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, së bashku me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, kanë mbajtur konferencë shtypi lidhur me udhëzimet e MTI-së, që po konsiderohen të padrejta nga kjo shoqatë, raporton Ekonomia Online.

Rukiqi ka thënë se udhëzimet që kanë ardhur në kohë të pandemisë kanë krijuar efekt financiar milionësh në dëme të bizneseve.

“Ne jemi të shqetësuar në zhvillimet që lidhen me vendimet e ndryshme në raport me kompanitë e sektorit privat, por kohëve të fundit me një vendimmarrje pa asnjë konsultë që po ndikon në sektorin e naftës. Në kohë pandemie janë tri masa të ndryshme që kanë efekte milionëshe në sektorin e naftës”.

“Krijohet përshtypje që këto kompani kanë mjete pa kufij dhe me këto mendohet që duhet me u përmbush kërkesa e ministrive të ndryshme. Këto vendime e rrisin koston e operimit të tyre që në pandemi janë dëmtuar shumë. Në kohë të pandemisë kur ne kemi bërë përpjekjeje që të mos ketë ndëshkime, gjoba apo kërkesa për ndonjë taks shtesë, vijnë tri udhëzime brenda një viti që krijojnë efekt financiar milionësh në dëme të këtyre bizneseve”.

Rukiqi ka thënë se pastrimi i rezervarëve duhet të bëhet përmes normave ndërkombëtare. Tutje ai ka thënë se këto udhëzime janë nënshkruar pa konsultë me shoqatën.

“Udhëzimi për pastrimin e rezervuarve, ne nuk jemi duke kërkuar asgjë më shumë vetëm që të bëhet sipas normave ndërkombëtare. Nga një kosto 10 euro tash brenda pandemisë është nënshkruar udhëzimi administrativ nga 10 euro në 26 euro”.

“Nëse vazhdon kjo praktikë pa konsultë atëherë nuk ka vendimmarrje vetëm në bllokim të institucioneve deri më veprime protestuese që mund të definohen më vonë. Ne do të kërkojmë takim me kryeministrin, se nëse qeveria merr vendim për uljen e barrierave dhe secila ministri i bien në mend diçka për me krijuar diçka të re kjo nuk funksionin dhe bizneset do të veprojnë sipas vendimeve adekuate që i ka”.

Kryetar i Shoqatës së natarëve Fadil Berjani ka kërkuar që udhëzimet e MTI-së të shfuqizohen, raporton EO.

“Neve na kanë detyruar të dalim në protestë se udhëzimet e fundit që janë nënshkruar janë bërë pa pëlqimin tonë dhe ne si shoqatë asnjëherë nuk kemi ik, pastrimi i rezervarëve për çdo tri vite askund në botë nuk bëhet, dhe ne kërkojmë që këto udhëzime të shfuqizohen”.

Tahir Zogaj drejtor i “Shell Kosova”, ka shprehur pakënaqësitë lidhur me udhëzimet e fundit nga MTI-ja.

“MTI e ka bart këtë te disa kompani private që nuk kanë as mjete dhe e bëjnë pis kur e bëjnë kalibrimin dhe nuk kanë as mjete dhe kjo është rritur për 16 euro. Pastrimi i rezervarëve ne e kemi kundërshtuar dhe e kanë për çdo tri vite”.

“Pjesa tjetër cilësia e derivateve dhe dogana e ka që disa vite dhe në bazë të sistemi doganor dal se ku duhet të bahen anali at e derivateve dhe këtë ministria e ka bart të trupat inspektuese dhe ata nuk kanë epruveta dhe për neve është një kosto prej 58 euro nga zero”.

Të ngjashme