Ndalimi i prodhimit të kripotovalutave – dëmet mbi 50 milionë €, Shahini kërkon ligj të veçantë

Prishtinë | 12 Jan 2022 | 14:29 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini po e konsideron të paligjshëm dhe joprofesional vendimin e Qeverisë për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave.

Ai në një intervistë për Ekonomia Online tha se vendimi u ka shkaktuar dëme të mëdha atyre që janë marrë me këtë veprimtari, ku vlera e dëmit arrijnë deri mbi 50 milionë euro.

Sipas tij, arsyetimi i institucioneve se kjo veprimtari është ndaluar për shkak të kursimit të rrymës është i paqëndrueshëm.

“Dëmet në Kosovë mund të jenë mbi 50 milionë euro të cilat i kanë ndaluar kohët e fundit duke i marr aparatet që prodhojnë ato. Duke i sekuestruar në mënyrë të paligjshme nëse ato kanë hyrë në mënyrë të ligjshme në vend dhe kanë paguar taksat kur janë importuar”.

“Prandaj arsyetimi se kinse po sekuestrohen ato pajisje për të kursyer rrymë është e paqëndrueshme, e paligjshme, joprofesionale, dhe kjo duhet të ketë arsyetim se nëse ato pajisje janë hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë, ato në mënyrë ilegale edhe përdorin të gjitha të mirat duke përdorur edhe vet energjinë elektrike për përfitime personale apo grupore dhe kjo duhet të rregullohet me ligj”.

Ndër të tjera Shahini potencoi se është i nevojshëm hartimi i një ligj sikurse edhe në vendet e tjera, i cili do ta mbronte këtë biznes të ri ku sipas tij, njerëzit kanë investuar në forma të ndryshme.

Ai pohon se gjasat janë që ky lloj biznesi të dështojë në Kosovë, raporton EO.

“Kosova duhet të ligjitimitojë këtë sektor financiar virtual me ligje më të avancuara duke kopjuar ligje nga shtetet e perëndimit, sepse ky është një biznes i ri në Kosovë, dhe në këtë biznes të ri njerëzit futen edhe pa dashur në forma ilegale apo në forma të kontrabandimit, prandaj ligji për kriptovalutë duhet të jetë i qartë në mënyrën që kushdo që të hynë në këtë biznes të ketë edhe përfitime nga biznesi, por edhe nga vetëmbrojtja e shtetit në situata të ndryshme”.

“Në këtë formë e cila është duke u aktivizuar për çdo ditë numër më i madh i personave, çoftë fizik apo juridik apo çoftë edhe qytetarë të ndryshëm që hynë në këtë biznes, pothuajse shumica e tyre nuk e dinë rrezikun se çka është rreziku në këtë biznes”, tha Shahini.

“Gjasat janë në drejtim jo të duhur apo në drejtim të dështimit të këtij biznesi në Kosovë, i cili biznes është virtual, i cili ka sjell të mira. Pak ka njerëz, ose ne nuk kemi shënime që nga ky biznes ka humb dikush”.

Institucionet e Kosovës kanë konfiskuar në ditët e para të janarit 429 pajisje që shërbejnë për mihjen e kriptovalutave.

Sipas vendimit pajisjet me të cilat prodhohen kriptovalutat, shpenzojnë shumë energji elektrike, dhe për ta kursyer atë, kanë marrë vendim për ndërprerjen e prodhimit.

Lexo më shumë:

Të ngjashme