Ndarja e 100 € e ka humbur vullnetin e punëtorëve, ekspertët thonë se me këto mjete do të punësoheshin mijëra qytetarë

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 08:10 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e sektorit privat dhe studentët ende nuk i kanë marrë 100 eurot e premtuara nga Qeveria. Madje Vëvendimi për ndarjen e shtesave prej 100 euro për punëtorët e sektorit publik e privat, për pensionistët dhe studentët po konsiderohet si hap politik e fushatë njëditore, nga njohës të fushës ekonomike dhe sociale, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini dhe Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi thonë se ndarja e këtyre mjeteve e ka humbur edhe vullnetin e punëtorëve, teksa shtojnë se ndarja e 100 milionë euro po të dedikoheshin në hapjen e ndonjë fabrike, do të punësoheshin mijëra qytetarë.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, thotë për Ekonomia Online, se Qeveria po tenton në forma sociale ta luftoj varfërinë në vend. Sipas tij nëse Qeveria do të hapte fabrika me 100 milionë eurot e premtuara për punëtorët e sektorit privat të cilët ende nuk i kanë marrë, do të punësoheshin 10 mijë veta me punësim të përjetshëm.

“Qeveria e vendit nuk ka strategji zhvillimore dhe po kërkon ose po tenton me forma sociale të ul varfërinë Varfëria luftohet me strategji jo me skema sociale me nga 100 euro për të cilat shumë kategori nuk do t’i gëzojnë këto. Fillimisht është paralajmëruar se të gjithë punëtorët e sektorit privat dhe publik do t’i marrin këto. Më pas është reduktuar shifra në bazë të pagave, tash së fundi edhe  punëtorët e sektorit privat po thuajse nuk i kanë marrë ende këto mjete. Kanë nevojë për to, kjo është një ndihmë e lehtë e simbolike, por sikur Qeveria e vendit të punonte me strategji për luftimin e varfërisë 100 milionë të cilët i ka subvencionu për kategori të ndryshme do të kishte mundësi t’i hapte 100 fabrika e që do t’i punësonte në marrëdhënie të përhershme të punës së paku 10 mijë veta”, ka thënë ai.

Ai thekson se ndihma e Qeverisë me 100 euro për punëtorët e sektorit privat është më shumë hap politik se sa që ka ndikim te qytetarët

“Zakonisht institucionet e shtetit të Kosovës i paraprin hapave politik e ky ne e vlerësojmë hap politik se sa që ishte hap me ndikimin të madh tek qytetarët, tek ekonomia edhe e përgjithshme po edhe te ekonomia familjare”, tha tutje Shahini për EO.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë për Ekonomia Online se kanë pasur shumë presione nga punëtorët për 100 eurot e premtuara nga Qeveria e Kosovës. Sipas tij arsyetimi i Ministrit Murati për verifikimin e aplikuesve është diçka jo serioze.

“Të them të drejtën ne kemi pasur shumë presione duke kërkuar punëtorët tonë, ata kanë menduar që së paku për festën e Bajramit ne do t’i kemi këto mjete në llogaritë tina. por, megjithatë sipas një njoftimi që e tha ministri, tha s enë fund të prillit, gjegjësisht në fillim të majit do të bëhet verifikimi i këtyre aplikuesve që për mua është diçka jo e serioze sepse verifikimin e bënë vetë sistemi. Në moment kur kemi mungesë të të dhënave për punëtorë atëherë normal që duhet të jetë komisioni dhe të shoh se a është krijuar bazë e mjaftueshme për pagesën apo duhet të kthehet mbrapa. Për ndryshe për të gjithë ata të cilët të dhënat i kanë shumë normal, nuk ka ndonjë arsye pse po e vanojnë këtë pagë”, thotë Azemi për EO.

Azemi konsideron se premtimi i Qeverisë është më shumë fushatë ditore e se ky vonim ka humb vullnetin e bindjen e punëtorëve të sektorit privat.

“Po themi shpesh që ndoshta më shumë po na krijojnë nervozizëm se sa që po kryejnë punë. Vetë fakti që punëtorët qe 1 muaj janë duke pritur se a do të dalin sot ose nesër, shpesh herë po e humbin atë bindjen vullnetin e po mendojnë se ka qenë vetëm sa për të thënë diçka, sa për një fushatë ditore dhe jemi këtu ku jemi”, ka thënë Azemi për EO.

Të ngjashme