Ndërmarrja Ibër-Lepenci, anëtarja më e re e Odës Ekonomike të Kosovës

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 12:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur konferencë bashkë me Ndërmarrjen Hidroekonomike Ibër-Lepenci ku kjo e fundit është bërë anëtarja më e re e Odës Ekonomike të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi tha se Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc është kompania e parë e cila u bë anëtare e Odës për vitin 2019-të.

“Ne sot jemi bashkë me drejtorin Lushtaku që është një përkrahës i rëndësishëm i Odës me kompaninë. Për informatë kjo kompani është një ndër anëtarët e parë të Odës për vitin 2019-të, është kjo kompani që tregon përkrahjen dhe rëndësinë që sektori privat dhe publik e kanë për Odën Ekonomike të Kosovës”, tha Rukiqi.

Ai tha se Oda është e interesuar t’i ketë anëtare të veta kompanitë më serioze dhe të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

“Ne duam t’i kemi kompanitë më të rëndësishme e serioze nga sektori privat dhe publik dhe tu njihet kontributi i tyre për ekonominë e vendit. Ne e dimë që ka rëndësi uji dhe energjia, duam të ngrisim vëmendje që kompanitë e tilla edhe nëse nuk janë publike kanë performanacë të duhur dhe duhet të përkrahën e zhvillohen dhe të gjejnë forma të i rrisin aktivitet dhe investimet e tyre”, tha ai.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Hidroekonomike Ibër-Lepenc, Berat Lushtaku, tha se pas ftesës që i është bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës menjëherë ka pranuar të jetë pjesë e tyre.

“Ne pas ftesës që kemi marrë nga Oda Ekomomike e Kosovës dhe u bëmë anëtar duke përkrahur Odën dhe për këtë i falënderojmë shumë”, tha Lushtaku.

Lexo më shumë:

Të ngjashme