Ndërmarrjet minerare paraqesin sfidat, raportimi dhe licencimi po bëhen me vështirësi

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 12:17 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka mbajtur takim informues me ndërmarrjet në sektorin minerar. Inspektori i lartë i këtij komisioni, Jahir Gashi, tregoi për mënyrën e aplikimit dhe raportimet në baza të ndara, raporton Ekonomia Online.

“Raportimi bëhet në baza tre mujore. Raportimi duhet të bëhet në inspektorat gjeologji në financa. Mos e pritni afatin e fundit të raportimit. Më së shumti keni telashe me regjistrim duhet të jeni të sigurt që numri i regjistrit është i saktë. Ky plotësim Është e rregulluar me nenin e minierave minerale. Programi autorizuar asnjëherë nuk është plotësuar. Te ju po mungoj tregimi i saktë dhe korrektë sikur e keni marr një lloj rutine të të dhënave nga viti i kaluar”, u shpreh Gashi.

Ndërsa, kryesues i gjeodezisë, Aqif Axhami, shprehi shqetësimin se mungojnë shumë ndërmarrje në këtë takim.

“Këtë takim mungojnë shumë ndërmarrje. Nga viti 2018 kemi bërë një ndryshim shabllon një raport më të modifikuar. Raporti po bëhet me gabime si çdo herë. Raporti gjeodezisë si duhet të raportohet në gjeodezi”, tha Axhami, raporton EO.

Kryesuesi i Gjeologjisë, Sali Mulaj, bëri prezantimin për ndërmarrjet e licencuara për shfrytëzim, duke paraqitur edhe problemet.

“Edhe pse KPMM  ka pretenduar në mënyrë të përbashkëta akoma kemi të dhëna të pa sakta. Qëllimi ka qenë që të bëhen nga raporti i përbashkët. Këtë vit keni bërë rishikim duke filluar nga 2005 dhe kemi konstatua që ka mos përputhje. Kemi konstatuar edhe rast kur te dhënat kanë qenë nga ndërmarrja por për shkak të burimit të informacionit ka shkuar diku tjetër”

Tutje Mulaj, tha se në këto raporte për deklarim, probleme kryesore po dalin të jenë mos raportimi në vendin e duhur, ndërrimet e shpeshta të personave përgjegjës.

“Problemet mos raportimi në baza tremujore, vjetore, dhe para skadimit. Vendosje gabimisht të rezervave. Ndërrimi i shpeshtë i personave përgjigjes. Mospërdorimi i gatshëm i raportimeve”, shtoi Mulaj.

Inspektorja e financave, Selvije Kadriu,  tha se raportimet janë përcaktuar në periudha brenda 60 ditëve.  

“Një prej detyrimeve që kompanitë kanë të drejtë më zhvillu krijimtarinë afariste Raportimi financiar tre mujor ata që kanë licenca ma herët prej 2009 jemi detyrua të bëhet me bllok. Deri tash kemi praktika të këqija ju lutem përshkruani saktë nëse i keni ndërmarrjet në Sh.P.K apo D.P.T, Raportimet vjetore janë përcaktimi periudhave brenda 60 ditëve. Plotësimi i raportit vjetor deklarata i bashkëngjiten raportit vjetorë. Të dhënat ë sakta me pas shumë kujdes edhe në pagat mesatare nëse i keni një 10 punëtorë dhe te na paraqitni një ajo është mashtrim dhe dëshmohet”, tha Kadriu.

Kryesues i GIS-it, Sami Duraku, përmendi edhe problemet që kanë ndërmarrjet për tu pajisur me licenca.

“Gjitha ndërmarrjet për tu pajisur me licenca përballen me vështirësi të shumta. Duhet sjellë marrëveshje të motorizuar me pronarët legjitim duke i bashkangjitur lista posedues dhe planin e punës për ngastrat sipas marrëveshjes. Kosova është vend i vogël po është i njohur me potencial sa i përket mineraleve. Komisioni pavarur zbaton ligjet që rregullojnë fushën e minierave. Sa i përket gjendjes aktuale te sektorit të minierave, komisioni i pavarur aktualisht me te dhënat menaxhon 561 licenca ku prej tyre 177 licenca”, tha Duraku.

Kryesues i bordit, Musa Shabani, tha se ka pasur edhe rritje të punësimit.

“Sektori i minierave dhe mineraleve ka pasur rritje të punësimit dhe sipas të dhënave janë 16 mijë punonjës dhe nga viti 2006 në këtë vit vlera e mbledhur për para është rreth 26 milion euro. Puna e vazhdueshme e komisionit do të jetë edhe me intensitet të shtuar për tu përkrahë sektorin e minierave dhe mineraleve”

Tutje Jahir Gashi, gjithashtu përmendi edhe mashtrimet që po bëhen me lëndimet në punë.

“Mos lejoni që një vepër për siguri të konsiderohet si vepër penale. Ndodhë të paraqiten edhe lëndime të lehta, mos të ndihë me u raportuar një lëndim i rëndë duke u parapa në rregullore që është formuar. Ka ndodh kur të lënduarit na kanë pruar vetëm dëshmitarë jo duhet të jetë edhe konstatimi”

Të ngjashme