Ndërtuesi i pesë hidrocentraleve në Kosovës, thotë se në Viti u sulmua me armë dhe ju dëmtuan pajisjet

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 12:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Labinot Vitija, drejtor i Kompanisë “Matkos Group”, i cili ka të ndërtuar 5 hidrocentrale në Kosovë, para natarëve të Komisionit parlamentar për procesin e licencimit, ka thënë se ai ka respektuar të gjitha lejet.

Ai ka thënë se prej 5 hidrocentraleve, vetëm në Viti ka pasur probleme, kur është pyetur nga anëtarja e komisionit Eliza Hoxha, për sfidat e investimeve.

“Matkos” prej 5 fshatrave ku ka hidrocentrale vetëm ne Viti ka pasur problem me qytetarët ku edhe ka pasur një debat në komunë, për t’ju shpjeguar atyre se si ka me ndodhë. Sipas qytetarëve hidrocentrali do të dëmtonte mjedrat që kultivojnë”, tha ai.

Vitija poshtu ka treguar se si janë sulmuar nga qytetarët në Viti me gjuajtje armësh ku edhe u janë dëmtuar disa pajisje.

Salih Zyba ka pyetur për kapitalin bazë , nëse ka pasur trashëgim meqenëse ka qenë i ri kur ka filluar projektet për hidrocentralet.

Vitija ka thënë se ka pasur kapital sepse ka pasur fatin të punonte qysh i ri. Poashtu ka pasur partner të huaj e vendas për mbulimin e investimit.

Teuta Haxhiu ka pyetur nëse në ë debatin publik që kanë organizuar a kanë qenë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e fshatrave.

Vitija ka thënë se ftesa ka qenë publike e shpallur në Gazetën Zëri, por që ata nuk kanë qenë të pranishëm.

Bajrush Xhemajli ka pyetur nëse është ndalur uji i pijes për shkak të punimeve.

Vitija ka mohuar duke thënë se ekspertët e ministrisë e kanë konstatuar këtë.

Të ngjashme