Ndotësit më të madh pritet t’i zgjatet jeta edhe për 5 vjet

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 07:28 | Nga

Edhe për të paktën 5 vjet gjeneratorët e njërit nga ndotësit më të mëdhenj në Kosovë do të vazhdojnë të djegin thëngjill.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka parashtruar kërkesë në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) që licencën e operimit të termocentralit “Kosova A” t’ia vazhdojë deri në vitin 2023, shkruan sot Koha Ditore.

KEK-u planifikon që ky termocentral të fiket atëherë kur termocentrali “Kosova e Re” të fillojë operimin.

E kërkesën për vazhdim të licencës së gjenerimit të energjisë elektrike ZRRE-ja e ka futur në agjendën e mbledhjes së radhës të Bordit, që do të mbahet më datë 24 të këtij muaji.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme