Në disa fshatra të Gjakovës fillon lëshimi i sinjalit me internet dhe shërbime të VALA-s

Prishtinë | 09 Sht 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit, Bedri Istrefi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nga dita e sotme do të fillohet me lëshimin e sinjalit në shtëpitë e konsumatorëve të parë me internet dhe shërbime tjera të VALA-s.

Ai thotë se gjatë këtij viti në vendbanimet e Gjakovës, në rajonin e “Rekës së Keqe”, janë shtruar 15km gyp të kabllit optik.

Postimi i plotë i Istrefit:

Të vizitosh pikat tona të shitjes nëpër regjione, të identifikosh sfidat, mundësitë dhe projektet e tyre të pamohueshme, por të suksesshme si dhe rezultatet e arritura – mbetesh gjithmonë i kënaqur dhe i inkurajuar.

Në Gjakovë vërejta një motivim të stafit për punë të palodhshme ekipore dhe për këtë u binda nga vetëiniciativa e tyre për mirëmbajtje të objektit, higjienës dhe rregullit e disiplinës për punë.

Adaptimi dhe përgjegjësia e çdo punëtori veç e veç për situatën dhe rrethanat nëpër të cilat po kalon kompania, është një sinjal premtues se mund të arrihen objektivat në drejtim të përmirësimit të gjendjes së përgjithshme teknike/financiare.

Gjatë këtij viti në vendbanimet e Gjakovës, saktësisht në rajonin e “Rekës së Keqe”, janë shtruar 15km gyp të kabllit optik, që përfshijnë fshatërat Ponoshec, Popoc, Smolicë, Shishmon, Duzhnje, Meqë, Babaj të Bokës dhe Korenicë.

Nga ky projekt kanë përfituar 210 konsumatorë të rinj në rrjetin GPON, ndërsa aktualisht po punohet në projektin tjetër të zgjerimit të rrjetit optik, në fshatërat Gllogjan, Baballoq, Durbravë, Gramaqel, Hereq, Shaptej, etj.

Në të gjitha këto vendbanime numërohen rreth 1200 ekonomi familjare dhe biznese, ndërkohë që nga dita e sotme do të fillohet me lëshimin e sinjalit në shtëpitë e konsumatorëve të parë me internet dhe shërbime tjera të VALA-s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme