Në Forumin Ekonomik Kosovë-Shqipëri, më shumë se 100 kompani

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 13:21 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi i përbashkët Ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë paraprijësi i shumë aktiviteteve të përbashkëta ekonomike në mes të dyja vendeve, i cili do të forcojë bashkëpunimin e komuniteteve të bizneseve.

Kështu u tha në konferencën e përbashkët të OEK-ut dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, të cilët këtë ngjarje e vlerësuan të një rëndësie kombëtare, pasi sipas tyre kjo do të forcojë marrëdhëniet tregtare në mes të dyja vendeve.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, tha se interesimi për pjesëmarrje në këtë forum ka qenë shumë i madh, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se mbi 100 kompani nga Kosova dhe Shqipëria do të jenë pjesë e forumit, me të vetmin qëllim, që të avancohet një komunikim i mirëfilltë në mes të bizneseve.

“Vlen të theksohet se interesimi për këtë Forum është më i madh se kurdo herë deri më tash, presim që të janë më tepër se 100 kompani nga dy vendet, kompanitë prodhuese, tregtare dhe shërbyese. Në të njëjtën kohë me qëllim që të njihen me problemet me të cilat ballafaqohen bizneset e dy vendeve në takim marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve relevante të dy shteteve si janë Doganat, Administratat Tatimore dhe Agjencitë e Ushqimit dhe Veterinës”, tha ai.

“Është me të vërtetë koha kur marrëdhëniet ekonomike në mes të dy pjesëve të një populli të ndarë të marrin kaheje konkrete, ku do të flasim me indikator dhe efekte pozitive. Raportet politike janë të shkëlqyeshme, kontributi i Shqipërisë për Kosovën është vështirë ti falënderohemi, por është koha kur ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik të jetë edhe një shtytje e cila i forcojnë këto raporte”, tha kryetari Gërxhaliu.

Gërxhaliu tha se nesër do të jetë dita ku komuniteti i biznesit do ta thotë fjalën e vet.

Ai tha se është koha kur ekonomia të jetë prioritet si në Kosovë edhe në Shqipëri.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Arben Shkodra, tha se për të dyja vendet sfida kryesore mbetet ndryshimi i perceptimit të konsumatorit.

Ai tha se të dyja vendet me rajonin do të jenë konkurrente , ndërsa me njëri tjetrin komplementar.

“Gjendemi edhe para një sfide të madhe e ajo është çfarë do të ndryshojmë ne në shkëmbimin tregtar në mes të dy vendeve. Nga të gjitha diskutimet që i kemi bërë del se duhet të fillojmë ri kooperimin  e perceptimit të konsumatorëve te të dyja tregjeve për mallrat tona. Konsumatori shqiptar duhet ta vlerësoj dhe të konsumoj më shumë produkte kosovare dhe konsumatori kosovar duhet ta vlerësoj dhe konsumoj më shumë produktet shqiptare”, tha nënkryetari Shkodra.

 Ndërsa i pyetur se si e kanë pritur institucionet e Shqipërisë një iniciativë të tillë dhe pse mendon se janë vonuar iniciativa të tilla, kryetari i Dhomës së Tregtisë në Tiranë, Arben Shkoza, tha se Institucionet e Shqipërisë janë më shumë se kurrë të interesuara për thellimin e bashkëpunimit, ndërsa iniciativën nuk e quan aspak të vonshme, pasi sipas tij, kjo po ndodh në një moment të duhur.

IMG_8050

Të ngjashme