Në janar, Kosova importoi 412.44 GWh energji elektrike, kurse u eksportuan 111.04 GWh

Prishtinë | 25 Mar 2022 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar publikimin në baza mujore të Statistikave të Energjisë. Ky është publikimi i parë për muajin referues janar 2022.

Në muajin janar 2022, prodhimi bruto nga: termocentralet e energjisë elektrike ishte 525.43 GWh; hidrocentralet e energjisë elektrike ishte 4.35 GWh; dhe prodhimi bruto nga era dhe ajo solare e energjisë elektrike ishte 38.24 GWh.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 869.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 536.21 GWh, ose 4.52% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 7.6%.

Ndërkaq, importi i energjisë elektrike në janar 2022 ishte 412.44 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike ishte 111.04 GWh.

Prodhimi i thëngjillit ishte 7.83 mijë ton, ose rreth 26.88% më shumë sesa në muajin i njëjtë të vitit paraprak.

Të ngjashme