Në Kosovë janë mbi 109 mijë automjete të paregjistruara

Prishtinë | 02 Gus 2018 | 09:24 | Nga

Qytetarët e Kosovës kanë mbi 109 mijë automjete të paregjistruara dhe kjo është shifër shumë e lartë në vend.

Sami Mazreku, kryetar i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, tha se ka shumë rrezik nga automjetet e pasiguruara që qarkullojnë në komunikacion.

“Kosova ka 109 mijë automjete që janë të pa regjistruara ose qarkullojnë në komunikacion”, i tha ai në RTK.

Mazreku vlerësoi se mos regjistrimi u automjeteve dëmton edhe shtetin edhe kompanitë e sigurimeve. “Që nga pas lufta, kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kanë paguar rreth 40 milionë dëme për automjetet e pa regjistruara”, tha ai.

Ai bëri me dije se Policia e Kosovës ka shqiptuar 12 mijë tiketa për automjetet e paregjistruara.

Të ngjashme