Në mars dihet nëse Kosova do t’ia paguajë 63 milionë euro shtesë “Bechtel-Enkas”

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 08:10 | Nga

Negociatat në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe konsorciumit amerikano-turk “Bechtel Enka”, lidhur me kërkesën e kësaj të fundit për pagesën shtesë prej 63 milionë eurove për autostradën Prishtinë-Han i Elezit, janë duke vazhduar.

Epilogu i diskutimeve të nisura javë më parë pritet të dihet tek në muajin mars. Atëherë do të kuptohet nëse kompensimi për dëmet që pretendon punëkryerësi se i janë shkaktuar për shkak të vonesave nga Ministria, do të paguhet nga buxheti i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se për secilin vendim dhe hap në këtë proces publiku do të mbahet i informuar.

“Ende nuk ka vendim përfundimtar për këtë çështje, jemi në komunikim me kompaninë “Bechtel-Enka”, duke u nisur nga kontrata, në përpikëri, në zbatueshmëri të saj dhe çfarëdo që ne do të veprojmë do të informohen mediet”, është shprehur Lekaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme