Në Mitrovicë së shpejti do të ndërtohet parku energjetik me vlerë prej 169 milionë euro

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Sot është mbajtur takimi i radhës i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike ku janë shqyrtuar kërkesat e dy investitorëve strategjikë dhe njoftimi për kompletimin e dokumenteve.

Në këtë takim që u udhëhoq nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Bahtiri ka njoftuar se projektet zhvillimore për qytetin e Mitrovicës po vazhdojnë dhe do të ketë kemi investime qindra milionëshe në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike.

Në kuadër të këtij projekti në qytetin e Mitrovicës do të ndërtohet parku energjetik ku do të prodhohen 105 MW energji elektrike përmes 30 turbinave me erë.

Ky investim nga kompania “Sowi Kosovo LLC” planifikohet të bëhet në shifrën prej 169 milionë euro dhe do të jetë më i madhi i bërë që nga pas lufta në fushën e investimeve në energji alternative.

Ministri Shala bëri të ditur se investitori i parë strategjik i ka përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional, që u themelua sot me vendim të grupit ndërministror. Ai po ashtu tha se fal ndryshimeve të bëra në aktet nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, Kosova gradualisht po kthehet në vend atraktiv për investitorët e huaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme