Në Munih të Gjermanisë u mbajt sesioni informues “Klima e investimeve në Kosovë”

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizoi në Munih  sesionin informues “Klima e investimeve në Kosovë”.

Me këtë rast, bizneset pjesëmarrëse të diasporës u informuan për shërbimet e KIESA-s, shkëmbimet tregtare, statistikat e investimeve dhe të tjera informata lidhur me investimet Kosovë-Gjermani.

Nga MDIS-i, drejtoresha e Departamentit për Hulumtime dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës, Shqipe Krasniqi, foli për projektet konkrete, të cilat MDIS-i ka ndërmarrë, siç janë themelimi i grupit të punës  për hartimin e konceptdokumentit  për lehtësimin e investimeve nga diaspora.

“Ky grup është i përbërë nga institucione relevante dhe biznese nga diaspora, për të krijuar një  klimë më të favorshme për të bërë biznes në Kosovë”, ka thënë Krasniqi.

Ajo, gjithashtu, ka përmendur se përmes këtij grupi do të mundësohet një shkëmbim përvojash me shtetet, si Italia Kroacia, Irlanda e të tjera.

Krasniqi ka prezantuar edhe platformën “online” DIKOS, e cila mundëson komunikimin direkt mes bizneseve të diasporës.

Përmes DIKOS-it do të krijohet bashkëpunimi me komuna, duke bërë kështu një mekanizëm lokal që ndikon në nxitjen  e investimeve nga diaspora.

Në këtë sesion gjithashtu u bë prezantimi i verërave të Kosovës.

Ndër verat që u prezantuan ishin: Stone Castle, Daka Wine, Labi Wine, Bodrumi i Vjetër Rahovec, Suhareka Verari, Eko Rahovec, Kosova Wine.

Të ngjashme