Në Pejë, shtrenjtohen buka, kafja e rakia

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon ngritja e çmimeve për produkte të ndryshme ushqimore në Kosovë.

Një nga këto produkte është edhe buka. Në disa furra në komunën e Pejës është marrë vendim që nga sot të rritet çmimi i bukës.

Nga 40 cent sa ka qenë, qytetarët në këtë komunë do të duhet të paguajnë 50 cent për një bukë.

Po ashtu, është rritur edhe çmimi i byrekëve, i kafes e i rakisë.

Një byrek nga 70 centë do të kushtojë 1 euro në Pejë, ndërsa një kafe 70 centë. Deri më tani kushtonte 0,5 euro.

Që nga sot, në qytetin e Pejës janë ngritur dhe çmimet për taksi, ku nga 1€ sa ishte starti, tash duhet paguar 1.50€.

Të ngjashme