Në prag të Fitër Bajramit, Shala inspekton marketet, nuk gjen parregullsi

Fushë Kosovë | 03 Qer 2019 | 13:07 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ka bërë inspektimin e dy marketeve në Prishtinë, me qëllim që të verifikohen çmimet e produkteve në raftet e tyre në raport me çmimin e arkës, raporton Ekonomia Online.

Pas afro dy orë inspektim, MTI së bashku me inspektoratin e tregut, nuk kanë arritur ta gjejnë ndonjë parregullsi me çmimet në marketet si ETC dhe Super Viva.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tha se kjo po bëhet me qëllimin e zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtën e konsumatorit.

“Sot bashkë me ju MTI inspektorati i Ministrisë kemi vendosur që në vazhdën e aktiviteteve tona, me qëllim të zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit kemi marrë vendim për të dalë në inspektime të jashtëzakonshme në Prishtinë. Por MTI përmes inspektoratit kemi kërkua nga të gjitha inspektoratet e tjera komunale të marrim inspektime të jashtëzakonshme dhe fokus i këtyre ka qenë inspektimi i çmimeve të produkteve që shiten në Kosovë e kjo për verifikimin se produkti i cili është duke u shitur në pikën shitëse me vlerën të cilën i prezantohet qytetarit ajo vlerë e atij produkti a është duke u reflektua edhe me çmimin e arkës. Vendet e inspektimit i keni përzgjedhë vetë ju gazetarët unë jam i kënaqur që nga këto dy inspektime tona nuk kemi arritur të gjejmë çmime ose produkte që kanë një çmim tjetër në raport me çmimin e produktit se sa atë në arkë”, tha Shala.

Shala tha, se rezultatet e sotme të inspektimit janë një lajm i mirë për qytetarët, pasi që sipas tij edhe bizneset janë vetëdijesuar.

“Kjo është një lajm i mirë për qytetarët tonë për arsye që edhe bizneset tona janë vetëdijësua dhe pas inspektimeve tona të shtuara nuk po lejojmë që të ketë mashtrime të mundshme tek konsumatori jonë. Inspektimet e MTI-së, do jenë permanente dhe të vazhdueshme edhe në sektorë të tjerë. Unë ju ftoj juve gazetarëve që për secilin shqetësim, ta shfaqni atë por edhe ta informoni MTI që ti marrim masat e nevojshme e gjithë kjo që konsumatori ynë të jetë i sigurt në atë që e blen e gjithë kjo nuk është që ne po veprojmë diçka në kundërshtim me biznesin por në këtë rast duke e ndihma konsumatorin tonë por edhe duke i vetëdijesua bizneset”.

Inspektimet janë bërë në prag të festës së Fitër Bajramit, derisa në kohë festash zakonisht marketet kanë oferta të ndryshme dhe ulje të çmimeve, të cilat janë të paraqitura në fletushka promovimi.

Të ngjashme