Në Shkup u takuan kompani nga Maqedonia dhe Kosova

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 14:43 | Nga

Rreth pesëdhjetë kompani të vogla, mikrokompani nga Maqedonia dhe Kosova i kanë shqyrtuar sot në Shkup mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë.

Sipas AIM-së, në takimet Tet-a-Tet marrin pjesë kompani të sektorëve të ndryshme që këto aktivitete i shohin si mundësi për vendosje të marrëdhënieve afariste.

Nga Qendra për Zhvillim të sipërmarrësisë dhe menaxherëve, CEED Maqedonia, theksojnë se interesimi për aktivitete të këtilla është i madh, posaçërisht kur bëhet fjalë për kompani nga Maqedonia dhe Kosova.

Zv.shefi i misionit të ambasadës zvicerane në Shkup, Stefan Tomaxan, thekson se bashkëpunimi i kompanive të rajonit është shumë i rëndësishëm, posaçërisht për ekonomitë më të vogla siç janë tregu i Kosovës dhe i Maqedonisë.

Takimii sotëm është pjesë e Projektit të USAID-it për kompani të vogla, mikrokopmani, ndërkaq është bashkëfinancuar nga qeveria zvicerane.(Telegrafi)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme