Në Ulqin mbahet Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, synohet rritja e investimeve e shkëmbimi tregtar

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 12:38 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) bashkë me ambasadën e Malit të Zi do të mbajnë në Ulqin Forumin Ekonomik Ndërkombëtar “Ulqini 2023”, raporton Ekonomia Online.

Forumi do të mbahet me 7 dhe 8 tetor, ka sqaruar Agim Shahini kryetar i AKB-së, pas takimit me sekretaren e ambasadës së Malit të Zi, Fedisa Daqiç.

Sipas tij, forumi ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkë investimeve në fushat e ndryshme ekonomike ndërmjet të dy vendeve.

Ai ka sqaruar se janë 100 biznese që do të prezantohen në forum.

“Ulqin të promovojë vlerat ekonomike, do të  marrin pjesë 100 biznese në mënyrë që të rriten shkëmbimet tregtare. Investimet më të mëdha të kosovarëve janë në Ulqin. Bizneset të përgatiten mirë të kenë katalogë me vete”.

Edhe Daqiç tha se do të mbështesin çdo iniciativë të bizneseve që ka për qëllim zhvillimin e të dyja vendeve.

“Kjo është mundësi për bashkëpunim. Kjo është iniciativë e jona e përbashkët, jemi të përkushtuar që të mbështesim çdo iniciativë të bizneseve të të dy anëve”.

Të ngjashme