Nga 5.1 rritet në 9.3 përqind perceptimi i korrupsionit në Kosovë

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), ka publikuar këtë të mërkurë raportin “Pulsi Publik, edicioni XX”.

Në anketën e zhvilluar, është theksuar kënaqshmëria e qytetarëve me performancë e qeverisë, që është 59.1 përqind.

Një tjetër e dhënë është ajo për perceptimin e korrupsionit në vend që regjistrohet me 9.3 përqind, njofton Klan Kosova.

Në raport nuk është theksuar se ka rritje të perceptimit për këtë dukuri, por nëse shihet raporti i fundit i publikuar sot dhe krahasohet me atë të dhjetorit 2020, atëherë vërehet se ka ngritje nga 5.1, në 9.3 përqind.

Të ngjashme