Nga e mërkura kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve nisin protestat

Prishtinë | 11 Mar 2021 | 11:23 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kompanitë e transportit rrugor të udhëtarëve nga e mërkurën do të nisin protestat për shkak të moszbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me ministrinë e Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës Ruzhdi Kurtishaj, në një konferencë për medie, pas takimit me anëtarë të tjerë të shoqatës.

“Me keqardhje dua të njoftoj që nga data 17 mars, dita e mërkurë morëm vendim që do hymë në protestë të gjitha linjat e transportit rrugor, si pasojë e mos zbatimit të vendimit, sepse jemi i vetmi sektor që kemi pasur humbje të mëdha”, tha Kurtishaj.

Tutje ai tha që kanë punuar me kapacitete jo të plota dhe pas shumë muajsh negociata prapë nuk kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët, raporton EO.

“Protesta do vazhdojë deri ne realizimin  e kërkesave te tyre dhe në rast që kërkesat e tyre nuk realizohen prapë, masat do të ashpërsohen edhe më shumë”.

“Le të mendoj ministria për të drejtat e udhëtarëve jo ne, edhe pse ju kërkojmë falje atyre, por kjo ka qenë zgjidhja jonë e vetme”, u shpreh tutje Kurtishaj.

Të ngjashme