Nga nesër lëshohet në funksion rruga ndihmëse në hyrje të Prishtinës nga ana e Veternikut

Prishtinë | 23 Kor 2019 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, përmes një komunikate për media ka njoftuar të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor se nga nesër (24.07.2019) prej orës 12:00, lëshohet në funksion rruga ndihmëse (Rreth rrotullimi​ ndihmës për qarkullim normal të trafikut), që do të përdoret deri në përfundimin e punimeve në zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.

MIT ka kërkuar mirëkuptimin e pjesëmarrësve që shfrytëzojnë për qarkullim këtë segment rrugor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme